Categories Lajme

“Komiteti i ekspertëve i propozoi Ramës mbylljen në fundjavë, por ai nuk pranoi”, flet Rakacolli: Për situatën ku jemi…

Ndërsa sot pritej që Komiteti i Ekspretëve për COVID 19 të deklaronte karantinën totale përgjatë fundjavës, ‘treshja’ e përjavshme nuk e komunikoi në masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së epidemisë së që ka pushtuar botën. Komiteti ka vijuar të përsërisë së qëndrojnë në fuqi masat e deritanishme, ndërsa zv. ministrja Rakacolli u pyet nga gazetarët se a qëndronte lajmi se ishte kryeministri Rama i cili nuk ka pranuar mbylljen totale në fundjavë dhe për shkak të impaktit në ekonomi dhe pse ishte propozuar si masë nga ky komitet.

“Komiteti i ekspertëve nuk e ka kërkuar këtë alternativë dhe për situatën ku jemi nuk është e justifikuar”, tha Rakacolli duke e mohuar një fakt të tillë. Ndërkohë zv.ministrja foli dhe për testet e shpejta të cilat priten të mbërrijnë brenda dhjetorit pasi janë bërë të gjitha protokollet se si do të përdoren. Ne deklarimin e sotëm Komiteti i Ekspertëve vendosi të mos bëjë shtrëngime të mëtejshme duke lene në fuqi ekzistueset:

“Komiteti i Ekspertëve bëri një analizë të thelluar në mbledhjen që u mbajt sot, masat do të vijojnë të jenë njësoj si ato të tre javëve që lamë pas, pasi në javën e fundit ka pasur një ulje të rasteve. Ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, mbledhjet partiake, ceremonitë mortore jashtë familjes. Do të vijojë të jetë në fuqi ora policore pas 22 të mbrëmjes deri në 06 të mëngjesit.

Këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar dhe në rast se do të ketë një përkeqësim të situatës ato do të rishikohen. Sa i takon mënyrës sesi qytetarët shqiptarë do ti kalojnë festat, Rakacolli tha se është herët për të folur për këtë , pasi situata e Covidit është shumë dinamike. “Jemi akoma disa javë larg Krishtlindjeve, situata ndryshon në vazhdimësi. Fakti që ndalohen grumbullimet është pa afat, kështu që ne shpresojmë që masat të kenë më shumë efekt”, tha Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME