Categories Kuriozitete

Kompania që falimentoi i premtoi su.rprizë, çifti fatkeq rre.zikon martesën 10 mijë paund

Një çift rre.zikon të mos martohet pasi kompania ku kishin prenotuar paketën e dasmës ka falimentuar.

Thomas Cook, 29 vjeç dhe partnerja e tij, Amelia Binch, 27 vjeç nga Hucknall kanë ngecur në ishullin Rodos, në Greqi pasi rezervuan paketën e dasmave me kompaninë “Thomas Cook”, tashmë e regjistruar si e falimentuar.

Çifti, prindër të dy vajzave, Alice 5 vjeç dhe Lucy 7 vjeç fluturuan jashtë Britanisë më 18 shtator dhe kishin parashikuar martesën në 27 shtator, në hotelin Lindos Princess. Së bashku ata kishin marrë edhe prindërit.

Ata kishin menduar të ktheheshin në Britani në datë 3 tetor, por atyre u është thënë që të jenë në gatishmëri, pasi mund të thirren për të shkuar në aeroport nga dita në ditë.

Dhëndri, Thomas Cook, i cili punon për Rolls-Royce ka thënë: “Kompania Thomas Cook na premtoi një surprizë për dasmën tonë, për shkak të emrin tim, por kjo nuk ishte surpriza që prisnim. Unë jam shkatërruar. Ne kemi 30 shokë dhe familje që do vinin dhe tani kanë mbetur në shtëpi. Madje edhe njeriu im më i mirë është akoma në Angli dhe askush këtu nuk di asgjë.”

Ai tha gjithashtu:

“Unë e kam planifikuar dasmën 2 vite më parë dhe gjithçka ka shkuar dëm. Ne kemi paguar gjithçka. Nuk dimë çfarë të bëjmë. Edhe stafi i Thomas Cook ka qenë i mirë, por tani ata kanë mbetur pa punë.”

Ndërsa gruaja Amelia Binch, terapiste bukurie tha: “E gjithë dasma kushtoi gati 10.000 paund dhe ne tani jemi ulur këtu të stresuar. Nuk e dimë nëse do të martohemi. Jemi vërtet në ankth. Ne po na thuhet se duhet të fluturojmë sërish për në Londër dhe mund të na thuhet kjo që sot. Është e tmerrshme. Ne nuk prisnim të ndodhte kjo me një kompani si Thomas Cook dhe kjo ishte arsyeja pse ne rezervuam me ta. Tani do të na kushtojë më shumë.”

Çifti, të cilët janë së bashku për 12 vjet zgjodhën të martoheshin jashtë vendit, pra në Rodos sepse ishte një kosto më e lirë sesa të martoheshin në Britaninë e Madhe.

Kompania “Thomas Cook” ka pësuar kolaps pasi negociatat e minutat të fundit që kishin si qëllim të shpëtonin kompaninë e pushimeve 178-vjeçare, dështuan.

Autoriteti i aviacionit civil në Britaninë e Madhe tha se operatori turistik ka ndaluar aktivitetin me efekt të menjëhershëm. Kjo ka ndezur edhe operacionin  më të madh për kthimin në shtëpi të më shumë se 150 mijë pushuesve britanikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për ditën e Martë, 23 Prill 2024

Dashi Mundohuni të jeni krijues dhe të frytshëm, në mënyrë që të gjeni gjallërinë që…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Sot Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën, pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi qytetar

Sot është Dita e Tokës, një ngjarje ndërkombëtare që festohet në të gjithë botën për…

LEXO ME SHUME