Categories Lajme

Koncerni amerikan Facebook: Rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA

Koncerni amerikan Facebook vlerëson se rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. “Aktorë të huaj do të përpiqen të influencojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020. Por do të ketë edhe përpjekje të tjera si në vitin 2016”, deklaroi shefi teknik i Facebook-ut, Mike Schroepfer, për gazetën “Welt am Sonntag”.

Sipërmarrja e tij po përpiqet të gjejë mekanizma mbrojtës nga propaganda dhe përdorimi i inteligjencës artificiale (KI), kumtoi Schroepfer. Por Facebook-u këtu është duke luftuar “kundër një kundërshtari, i cili po gjen metoda të ndryshme. Në këtë fushë nuk je kurrë i sigurt se janë identifikuar të gjitha burimet”.

Roli i shoqërisë

Menaxheri i Facebook-ut në këtë intervistë ka shkuar edhe një hap më tutje. Vendimi se çfarë përmbajtjesh duhet të ndalohen në internet dhe çfarë jo, nuk mund të merret ende. Schroepfer pohon: “Shtrohet pyetja: A duhet t’i ndalojë Facebook-u dallimet kulturore, sociale, politike? Përgjigja është jo!” Në shtigje afatgjata shoqëria duhet të luajë një rol vendimtar. “Ajo duhet të vendosë, se cilat postime dhe tekste në këtë platformë janë në rregull e cilat jo”. Por në këtë periudhë nuk mund të përjashtohet as përdorimi i moderatorëve në Facebook, gjë që është kritikuar muajt e kaluar, thotë Schroepfer.

Rrjetet sociale do të përdoren gjithmonë për përhapjen e lajmeve të rrejshme. Dyshohet se Facebook-u është keqpërdorur në mënyrë masive nga rusët në zgjedhjet e vitit 2016. Por rrjetet sociale janë keqpërdorur dhe keqpërdoren edhe sot në shumë vende të tjera, në kohën e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME