Categories Lajme

Koncesioni i sterilizimit del jashtë kontrollit, edhe këtë vit 3.5 mln euro më shumë se kontrata

Koncesioni i sterilizimit në spitalet rajonale këtë vit do të financohet me 14 milionë euro nga rreth 10.5 milionë euro, që ishte planifikuar për këtë vit, bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ose 3.5 milionë euro më shumë se planifikimi fillestar, me një rritje prej 25%.

Të njëjtat burime sqaruan se, planifikimi i koncesionit të sterilizimit për vitin 2019 ka qenë në nivelin 1.28 mld lekë, por mbështetur në vlerën e faturuar për periudhën 10-mujore 2019 në 1.4 miliardë lekë, dhe në pritshmërinë se ky shërbim, deri në fund të vitit do të shkojë në nivelin 1.71 mld lekë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se ka rishikuar buxhetin për të financuar këtë shërbim, me qëllim moslejimin e detyrimeve të prapambetura.

Planifikimi për këtë shërbim në vitin 2020 është në nivelin faktik të 2019, 1.71 mld lekë, pohuan të njëjtat burime.

Financimi shtesë për koncesionin e sterilizimit për dy vite 2018-2019, ka kaluar shumën e 6 milionë eurove, 3.5 milionë euro këtë vit dhe mbi 3 milionë euro në 2018-n.

PPP-ja e sterilizimit u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, përfaqësuar nga Milva ikonomi, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve.

Kontrata nisi të zbatohet më 2016. Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Nga auditimi i këtij shërbimi u konstatua se, nuk ka një përcaktim detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se në total, shërbimi i likuiduar ndaj PPP së sterilizimit për vitin 2018, është 1,487 milionë lekë, në krahasim me 987 milionë lekë në vitin 2017, pra janë likuiduar 500 milionë lekë, ose 50.6% më shumë se një vit më parë. Ndërsa po ta krahasojmë shërbimin e kryer prej 2,087 milionë lekësh, ka ngelur pa likuiduar vlera prej 609 milionë lekësh, rezulton është shërbimi i kryer dhe i palikuiduar.

Sipas pikës 4.7 të kontratës së financimit, përcaktohet “për vonesa në likuidim, interesat që do të llogariten e maturohen duke mbajtur parasysh normat e interesit të instrumentit kryesor të rifinancimit të Bankës Qendrore Europiane, i aplikuar në operacionin e fundit, i maturuar me 7%”, do të rezultojë që me ritmet e likuidimit të këtij shërbimi të rëndojnë buxhetin e shtetit edhe kamatëvonesat.

Auditimi tregon se kontrata e financimit të këtij shërbimi, është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME