Categories Lajme

Konferenca për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri/ Yuri Kim: Gjatë këtyre 31 viteve shqiptarët e kanë nxjerrë vendin nga hijet e errëta të diktaturës

Ambasada amerikane në Tiranë zhvilloi këtë të martë një konferencë në lidhje me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se gjatë 31 viteve të fundit shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend më të lirë, e demokratik.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim foli sot në konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, mbajtur në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Konferenca, e organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, mblodhi së bashku diplomatë, historianë, studiues dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, shqiptarë dhe amerikanë, të cilët diskutuan momente historike të marrëdhënieve midis vendeve tona.

Duke iu drejtuar konferencës krahas Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim tha se “gjatë 31 viteve të fundit, shqiptarët e kanë nxjerrë vendin e tyre nga hijet e errëta të diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një vend me të vërtetë të lirë, me të vërtetë demokratik dhe gjithnjë e më të begatë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë krenare që kanë qënë pranë jush për të ndihmuar sa mundemi, krah për krah, ndërsa ju ecni në rrugëtimin tuaj…

Ne jemi jashtëzakonisht krenarë dhe duam të vazhdojmë t’ju ndihmojmë në këto momente kyçe, që të vazhdoni të ecni përpara. Kjo është arsyeja përse ne e vëmë kaq shumë theksin në mbështetjen tonë për përpjekjen e Shqipërisë për të reformuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çliruar këtë shoqëri, këtë vend, nga korrupsioni”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Christopher Hill, ish-Zëvendës Ambasador, iu drejtua konferencës përmes një video-mesazhi dhe ndau kujtimet e tij për mbërritjen dhe punën e tij në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME