Categories Lajme

Njoftim, Konferencë për punësim në Gjermani Shoqata: “Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri-Gjermani”, në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Triangle Personnel Solution”, fton të gjithë studentët e  degëve Infermieri, Teknologji Informacioni, Elektrike etj

Konferencë për punësim në Gjermani

Shoqata: “Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri-Gjermani”, në bashkëpunim me kompaninë gjermane “Triangle Personnel Solution”, fton të gjithë studentët e  degëve Infermieri, Teknologji Informacioni, Elektrike, Elektronike, Mekanike, Elektro-out dhe njëkohësisht individë profesionistë dhe të kualifikuar të këtyre drejtimeve studimore, të cilët synojnë punësimin në shtetin Gjerman, të bëhen pjesë e Konferences së punësimit që do të zhvillohet ditën e Premte, më 21.02.2020, ora 17:00 në ambientet e Universitetit jopublik “Pavarësia” në Vlorë.

Triangle Personnel Solution do të mundësoj lidhje të kontratave të punës që në përfundim të conferences.

Kompania e themeluar prej vitesh, është gjithmonë një hap përpara me përvojën e saj. Duke u specializuar në fushën e “vendosjes së vendeve të punës”, “shëndetit” dhe “arsimit”, kompania ka arritur të jetë e suksesshme, pa pasur nevojë të heqë dorë nga vlerat dhe besimet e saj, duke synuar standartet dhe vlerat ndërkombëtare  në të gjitha fushat e veprimtarive të saj. Ne i kushtojmë rëndësi hierarkive jo të ngurta  dhe marrëdhënieve harmonike, trajtimit transparent dhe të barabartë, komunikimit të hapur dhe të ndershëm.

Të pranishëm në Konferencë:

Kaltra Toti (Presidente e Shoqatës “Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri-Gjermani”)

Andreas Hauser (Drejtori i kompanisë)

Göksu Hasancik dhe Richard Kruza (Aksionerët e Kompanisë)

Noemi Csaposs (Shefja e përgjthshme e rekrutimit)

Altin Mëhillka (Shef përgjegjës për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë)

Për detaje në lidhje me Konferencën dhe konfirmimin e pjesëmarrjes mund të kontaktoni në:

Cel: +355 (0) 69 32 00 482

Facebook: FZAD Shqiperi-Gjermani

Instagram: FZAD Shqiperi-Gjermani

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME