Disa automjete janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkepi të Vlorës, ndërsa 3 ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Aksidenti është i përmasave të mëdha, ndërsa burimet konfirmojnë se 3 nga të plagosurit janë dërguar në spital me ambulancën e parë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe zbulimin e shkaqeve të tij, që shkaktoi 5 të plagosur.Vijon…
