Categories Lajme

Konfirmohet në detyrë Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi

U konfirmua sot në detyrë  nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Anisa Qilimi. Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Hetimi administrativ për prokuroren Qilimi është kryer për të tri kriteret, atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Seanca dëgjimore për Anisa Qilimin u  zhvillua të premten më 24 korrik. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy balanca në vlera të vogla lidhur me krijimin e një depozite bankare dhe blerjen e një makine duke argumentuar se nuk ishte pasqyruar pakësimi i gjendjeve ‘cash’ që ishin deklaruar më parë prej prokurores. Qilimi u vlerësua pozitivisht për figurën dhe ju kërkuan shpjegime për disa çështje që kishte hetuar. Anisa Qilimi ka përfunduar studimet e Shkollës së Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Prej vitit 2014, ajo punon si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME