Categories Lajme

Kontrabandë me fruta të thata në Pogradec, arrestohen doganieri dhe një shofer

Një doganier dhe një shofer janë arrestuar në Pikën Kufitare të Tushemishtit pasi u kapën duke kontrabanduar fruta të thata. Doganieri F.D, 60 vjeç nuk kreu procedurat e zhdoganimit duke lejuar frutat e thata pa paguar akcizën përkatëse. Ndërsa A.T., 47 vjeç, u arrestua pasi iu gjet dhe iu sekuestrua ngarkesa me fruta të thata në automjetin e tij tip ‘Benz’. Nën hetim janë dhe dy persona të tjerë në Pogradec, ,S.L., dhe A.G., u kapën duke tregëtuar në dyqanet e tyre sasi duhani të grirë, mall i dyshuar kontrabandë, i papajisur me pullë fiskale.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve me detyrë doganier, pasi lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë.
Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë të cilët tregëtonin, mallra pa pullë fiskale.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale mallrat e dyshuar kontrabandë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit :

• A.T., 47 vjeç, banues në Pogradec.

• F.D., 60 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në Doganën e Tushemishtit)

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve S.L., 51 vjeç dhe A.G., 58 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë, në lagjen nr.1, Pogradec, në mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.T., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (fruta ta thata), të cilat ky shtetas i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Tushemisht, ku doganieri F.D., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë, S.L., dhe A.G., u kapën duke tregëtuar në dyqanet respektive të tyre në qytetin e Pogradecit, sasi duhani të grirë, mall i dyshuar kontrabandë, i papajisur me pullë fiskale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME