Categories Lajme

Kontrolle blic në Elbasan, disa të shoqëruar! Aksion i befasishëm edhe në Vlorë pas atentatit ndaj 36-vjeçarit

Forcat Speciale RENEA kanë bërë disa kontrolle blic këtë mbrëmje në disa zona të qytetit të Elbasanit dhe të Vlorës. Bëhet me dije se në fokus të kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim apo me precedent penal dhe arrestimi i personave që mbajnë armë pa leje.

Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se në Elbasan janë shoqëruar në komisariat disa persona këtë mbrëmje. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije ndërsa detaje të reja priten në vijim.

Raportohet se kontrollet janë zhvilluar në disa banesa dhe lokale, ambiente të cilat dyshohet se frekuentohen nga persona me precedent penal. Elbasani është një ndër qytetet ku kriminaliteti është i lartë dhe shpeshherë kanë ndodhur atentate mafioze.

Kontrolle blic janë zhvilluar edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se edhe në këtë qytet kontrollet kanë patur në fokus personat e shpallur në kërkim të cilët janë të përfshirë në ngjarje kriminale.

Ky aksion vjen dy ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj të riut Djego Hanaj i cili u qëllua teksa po shkonte drejt banesës së tij. Në drejtim të Diego Hanajt është qëlluar 5 herë me kallashnikov, por e ka prekur vetëm një plumb në dorë. Ai është ndjekur nga autorët dhe pritur deri sa ka dalë nga lokali për ta ekzekutuar. Makina e djegur e autorëve “Audi Q7” është gjetur i djegur në fshatin Trevllazën, ndërsa janë sekuestruar 6 kamera sigurie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME