Categories Lajme

Kontrolle intensive në Elbasan, shkon në 56 numri i të arrestuarve për megaoperacionin “Rrjeti”

Policia e Elbasanit po ushtron kontrolle intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Shkon në 56 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni.

Vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesëtar i rrjetit kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, që u godit 3 muaj më parë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me ata të Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën informative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen “Qyteti Studenti”, Tiranë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi Enea Tollumi, 34 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.

Vënia në pranga e këtij shtetasi e çoi në 56 numrin e shtetasve në pranga për këtë megaoperacion, gjatë të cilit janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti kriminal i shqiptarëve ‘mbushën’ Italinë me kokainë, media italiane: Duhet goditur ‘koka kryesore’ në Shqipëri

Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti përplaset me një kamion, plagoset shoferja dhe një fëmijë! Nga aksidenti krijohet trafik

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të premteje në Peqin, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trishtuese/ Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës Neki Dredha

Ndahet nga jeta Neki Dredha, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000, njëkohësisht babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizatë ekstrakomunitare të narkotrafikut në aksin Spanjë-Shqipëri-Itali, duke kryer…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata në spitalin e Lushnjes, Korreshi fton qytetarët dhe personelin në shesh: Mjekët të mos bëhen rrogoza patronazhistësh!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka lëshuar një thirrje të fortë përmes një reagimi…

LEXO ME SHUME