Categories Lajme

Ekzekutimi i Martin Bardhit 50 metra larg komisariatit, shkarkohen drejtuesit e policisë së Rrëshenit

Drejtues të Komisariatit të Rrëshenit janë shkarkuar pas vrasjes së Martin Bardhit. Mësohet se është shkarkuar shefi i krimeve, drejtuesi i komisariatit si edhe Shefi i Rendit.

Në krye të Komisariatit Rrëshen është emëruar Klodian Kondi, Zëvendës Drejtor për Hetimin në Drejtorinë e Policisë Lezhë është emëruar Gentjan Berberi dhe Zëvendës Drejtor për Rendin është emëruar Altin Mena.

Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.

Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit.

Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Me fuoristradë të zezë ata mendohet se kanë ardhur nga pjesa e qendrës së qytetit dhe janë ndaluar në rrugën kryesore, në afërsi të komisariatit të policisë. Njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tavolinës në verandën e lokalit ku Bardhi dhe tre të afërmit e tij po pinin kafe. Më pas ata janë larguar me shpejtësi në Rrugën e Kombit, në aksin Rrëshen-Reps. Pak minuta pas krimit, makina është gjetur e djegur në fshatin Gëziq të  Mirditës ndërsa atentatorët të ndihmuar nga bashkëpunëtorët kanë arritur të largohen pa gjurmë.

Një nga pistat e hetimit është hakmarrja mes fiseve në Rrëshën. Viktima një muaj më parë ishte liruar nga paraburgimi pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit ndodhur fiks 6 muaj më parë 26 mars 2023.

Viktima Martin Bardhi, kishte një muaj që ishte liruar nga paraburgimi i Shën Kollit në Lezhë, pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, në 26 mars të 2023. Ndaj makinës së blinduar të Saimir Reçit u qëllua me plumba. I riu humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos. Atë ditë policia arrestoi Martin Bardhin ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij, Enrik Bardhi. Ky i fundit ende nuk është arrestuar për këtë krim. Pas veprimeve hetimore të Lezhës prokuroria përcaktoi se Martin Bardhi nuk kishte qëlluar por se kishte bashkëpunuar. Ndaj tij u la vetëm akuza e “përkrahjes së autorit” djalin e tij e jo “tentativë vrasje” dhe nga gjykata e Lezhës u caktua masa e sigurisë “detyrim me paraqitje”. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi ishin përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makinë në rrugën kryesore të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME