Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë nga fqinjët në banesën e tij në qytetin e Korçës. Nga informacionet paraprake të policisë dyshohet se 55-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së 55-vjeçarit.
“Më datë 12.04.2022, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
