Categories Lajme

Korçë,Reshje bore me intensitet në disa zona, mbeten pa energji elektrike

Reshjet e dëborës me intensitet kanë qenë edhe gjatë natës prezentë në qarkun e Korçës, ndërsa në disa zona vijon të ketë ende.

Sipas informacioneve, në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri më 40 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm dhe në majën e Mashkullorës rreth 1 metër.

Ka vijuar puna gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve dhe kriposje edhe sot në mëngjes borëpastrueset janë shpërndarë në terren. Raportohet se 4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit, 3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë. Në të gjitha akset dhe segmentet rekomandohen goma dimërorë dhe në disa pjesë të këtyre segmenteve këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë me vete dhe zinxhirët.

Po ashtu raportohet se ka probleme me energjinë elektrike në 3 bashki të qarkut, në Ersekë, Devoll dhe Maliq.

Mësohet se në Potgozhan 200 familje janë pa energji elektrike, në Gjyrës Bradvice 24 familje, në Prenisht dhe Vithkuq 124 familje, në Rehove 57 familje. Po ashtu pa energji elektrike janë 61 familje në Gjionç Prodan, ndërkohë grupet e punës ndodhen në terren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME