Categories Lajme

Korona u harrua?! E diel, të shpenguar në kryeqytet (Video)

Kjo e diel e gjen Tiranën më te boshatisur se zakonisht, kjo për shkak se shumë persona kanë vendosur te kalojnë disa ditë pushimi ne jug te vendit. Po ata te cilët vijojnë te qëndrojnë ne kryeqytet, si e kalojnë diten e tyre?

Me motin te pa vendosur mes shiut e diellit qytetarët e mbetur ne Tiranë këtë te diel e shfrytëzuan për te dalë me familjet e tyre ne bare te ndryshme te kryeqytetit apo edhe për te bërë shëtitje. Ne këtë periudhë përdorimi i masave mbrojtëse nga Covid duhej te ishte diçka normale por Tirana nuk krijon atë përshtypje ku askush nuk përdor me maskën apo dorezat.

Me covonavirusin e harruar te gjithë vijojnë jetën dhe rutinën e tyre normalisht pa u shqetësuar nga pandemia globale qe në vende te ndryshme te botës është rikthyer për te dytën herë ne nivele te larta. Duket sikur Covid  tani është thjeshtë një lajm informues rreth bilancit dhe jo me një shqetësim pavarësisht asaj që ndodh.

Mëngjesin e sotëm ne spitalin nga ku i gjithë vendi ka kthyer sytë, mund te shihje familjar te 78 personave qe qëndrojnë te shtruar aty. Te shqetësuar për gjendjen e te afërmve me qese me ushqime ne duar duke shpresuar qe dikush do dal nga Infektivi për t’ua dhënë më pas te dashurve te tyre. Dy botë paralele ne një si Tirana, ku disa qeshin me covid 19 e disa te tjerë jetojnë dhe e vuajnë atë dita ditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME