Categories Lajme

Korona zbret tek më të rinjtë, ulet me dy vjet mosha mesatare e jetëve të humbura

Pas daljes nga izolimi mosha mesatare e jetëve te humbura nga Koronavirusi është ulur në krahasim me rastet gjatë karantinës me gati dy vjet. Virusi i cili me hapjen ka një shtrirje më të gjere në popullatë, po dëmton moshat e reja, të cilat krahas shtrimeve në spital po humbasin edhe jetën.

“Monitor” ka mbledhur dhe përpunuar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha rastet e jetëve të humbura deri në 30 qershor (63 në total), përfshirë moshën, gjininë dhe sëmundjet shoqëruese të gjithsecilit. Ky është përpunimi i tretë i të dhënave (i pari është bërë më 12 prill, kur kishte 23 jetë të humbura).

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 69.1 vjeç, me një ulje prej 2.1 vitesh në raport me përpunimin e 12 prillit, kur mosha mesatare e 23 jetëve të humbura ishte 71.2 vjeç. Ndonëse janë shumë më pak raste, mosha mesatare është më e ulët në krahasim me Italinë, që është rreth 80 vjeç, apo Greqinë, rreth 74 vjeç.

Mosha mesatare e meshkujve, që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishte 68 vjeç, e pandryshuar në raport me përpunimin e 12 prillit. Ndërsa mosha mesatare e femrave zbriti në 71.4 vjeç, nga 77 vjeç në prill, teksa gjithnjë e më shumë femra më të reja po mposhten nga Covid-19. Gjysma e atyre që humbën jetën kishin sëmundje shoqëruese kryesisht diabet dhe hipertension, ndërsa 3% nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese.

32% e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri nga COVID-19 janë femra. Sipas një kërkimi të fundit të Global Health 50/50, pothuajse çdo vend po raporton vdekje shumë më të larta të meshkujve në raport me femrat, nga Covid-19. Kërkimet sugjerojnë se qelizat mastike, të cilat kontribuojnë në sistemin imunitar janë në gjendje të iniciojnë një reagim shumë më aktiv imun, i cili mund të ndihmojë që të luftojnë sëmundjet infektive më mirë sesa te meshkujt.

Për 1 milion banorë, Shqipëria kishte 22 vdekje, duke u renditur e 86-a nga 215 shtete sipas Worldometers. Serbia e kishte këtë tregues 32, Mali i Zi 18, Kosova 26.5 (sipas burimeve të saj), ndërsa nivelin më të lartë e ka Maqedonia e Veriut, me 145 vdekje për 1 milionë banorë, duke u renditur ne vendin e 26 në botë. Në botë, niveli më i lartë i vdekjeve është në Belgjike (841 për 1 mln banorë), Mbretërinë e Bashkuar (642), Spanjë (606), Itali (575), Suedi (526), Francë (457), SHBA (389), Holandë (357).

Shtimi i vdekjeve pas hapjes dhe krahasimi me Italinë sipas grupmoshave Me hapjen e të gjitha shërbimeve spitalore, vala e pandemisë përfshiu Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku mjekë dhe pacientë u infektuan njëherazi. Disa nga ata që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishin të shtruar në spital për kurimin e sëmundjeve të tjera dhe ishin përgjithësisht të rinj si rasti i një gruaje 34 vjeçe nga Librazhdi.

Megjithëse vdekshmëria ka zbritur në mosha më të reja, mjekët pohojnë se, pasojat do të jenë më të lehta se sa në fillimet e saj, për shkak të ngrohjes së motit.

Ditët e qëndrimit në spital për të sëmuret më rëndë janë më të pakta dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve me simptoma trajtohen në shtëpi. Doktor Luan Dyrmishi, thotë se, vdekshmëria nga Covid-19 në Shqipëri duhet të krahasohet me rajonin, për shkak se kemi të njëjtat kushte zhvillimi, një popullsi me jetëgjatësi gati të ngjashme. “Në raport me rajonin nuk shoh ndryshim në moshën e vdekjeve” thotë Dyrmishi. Krahasimi më Italinë për vdekjet nga Covid-19 nuk vlen për shumë arsye që lidhen me barrën më të ulët të sëmundjeve dhe jetëgjatësinë më të lartë në Itali etj, pohon mjeku. Të ndarë sipas grupmoshave, 1.6% ishin të moshave deri në 40 vjeç; 4.8% ishin të moshës 40-49 vjeç 9.5% të grupmoshës 50-59 vjeç; 33% ishin të moshës 60-70 vjeç dhe 33% të moshës 70-80 vjeç dhe 17.5% ishin mbi 80 vjeç. Në total, grupmosha më e prekur ishte ajo e 60-80 vjeç, me rreth 70% të totalit të jetëve të humbura. Por, në krahasim me 12 prillin, ka një rritje te peshës së humbjeve të jetës te grupmoshat më të reja se 60 vjeç.

Në krahasim me Italinë (shteti i vetëm për të cilin janë raportuar të dhënat sipas grupmoshave), grupmosha që ka nivelin më të lartë të vdekjeve është shumë më e re tek ne. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare, 59% e të vdekurve, janë të moshës mbi 80 vjeç, përkundrejt 17.7% në Shqipëri. Gati 18% e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali janë mbi 90 vjeç, sipas të dhënave të raportuara nga “Il Sole 24ore”. Vdekjet në grupmoshën 60-80 vjeç përbënin 37% të rasteve totale në Itali, përkundrejt gati 70% të Shqipërisë.


/Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

1 Maji, Sindikatat e Arsimit në protestë: Paga dhe kushte dinjitoze për mësuesit…

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1  Maj, Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Flakë në det” prangos tre persona të shpallur në kërkim, detaje

Vijon puna në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua ‘Baroni i drogës’…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FBI: Mashtruesit vodhën mbi 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar në 2023

Mashtruesit vodhën më shumë se 3.4 miliardë dollarë nga amerikanët e moshuar vitin e kaluar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e “vrasësit të liqenit” lumturon familjarët e viktimave! Shqiptari mori dënim hyjnor?

Ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari dhe procedohet penalisht babai i tij

Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar  dhe procedohet penalisht babai i tij banues në Berat. U…

LEXO ME SHUME