Categories Lajme

Koronavirusi/ 17 shqiptarë të bllokuar në Spanjë bashkë me fëmijët, apel për ndihmë: Shteti të na kthejë në atdhe

Ndërkohë që me kufizimet e reja për shkak të koronavirusit të gjitha vendet europiane kanë marrë masa për t’iu ardhur në ndihmë shtetasve të tyre, Shqipëria nuk ka ende një informacion për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve prej kësaj situate. Koronavirusi ka bllokuar në Spanjë 17 shtetas shqiptarë të rritur e fëmijë.

News24 mëson se shqiptarët nuk mund të kthehen dot pas mbylljes së kufijve nga Spanja, e cila po përballet me një situatë të rënduar nga koronavirusi dhe është vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve.

Mësohet se shqiptarët e bllokuar janë bashkë me fëmijët dhe kishin shkuar në Spanjë për pushime. Ata kanë kërkuar ndihmë në ambasadën shqiptare në Madrid por nuk kanë marrë një përgjigje pozitive e as garanci.

Shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në asnjë vend tjetër, pasi Spanja i ka bllokuar kufijtë dhe nuk lejohen lëvizjet. Ata kanë bërë apel për ndihmë nga shteti që të kthehen në atdhe. Në Spanjë janë prekur nga koronavirusi 11,826 persona.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME