Categories Lajme

Koronavirusi/ Manastirliu: Shqipëria asnjë person të prekur, ja masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament, duke folur për përhapjen e koronavirusit, deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë person të prekur nga ky virus.

Manastirliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për parandalimin e koronavirusit, duke nënvizuar se janë shtuar aksionet për të ndaluar situatën.

Shqipëria ka marrë masa për kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit. Aktualisht Shqipëria nuk ka aktualisht asnjë rast të prekur nga koronavirusi i ri deri në momentet që flasim. Janë 31 të testuar, që kanë rezultuar negativ sa i takon prekjes nga koronavirusi i ri. Ne kemi përforcuar aksionet tona për të ndaluar situatën. Kemi forcuar të gjitha kapacitetet laboratorike për identifikimin e koronavirusit të ri. Janë përcaktuar gjithashtu udhëzuesit si të veprojmë ndaj këtij virusi. Masat që kemi ndërmarrë janë shumë të rëndësishme, pasi shtimi i masave të higjienës personale ndalojnë koronavirusin e ri. Kemi dyfishuar punonjësit në pikat kufitare”, tha Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastrliu theksoi se janë marrë masa nga ana e ministrisë që drejton për të rritur sigurinë në shëndetësi.

Janë marrë masat për të rritur sigurinë në shëndetësinë tonë. Kemi marrë masa edhe me medikamente. Janë marrë masa në Spitalin Efektiv, në Spitalin Shefqet Ndroqi etj për të përcaktuar rastet. Kemi shtuar kapacitetet e Emergjencës Kombëtare. Janë mbi 5000 telefonata në ditë për shkak të emergjencës. Për situatën do të vazhdojmë të mbajmë situatën nën kontroll. Dua t’ju them qytetarëve që të mos jenë në panik”, deklaroi Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME