Categories Lajme

Koronavirusi në Itali: Rritet bilanci, 5 të vdekur dhe 224 të infektuar

Shënohet viktima e pestë në Itali nga koronavirusi. Deri më tani janë shënuar 224 raste të të infektuarve në të gjithë vendin, nga të cilat 172 janë në Lombardi, 27 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas.

Milano duket e zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Në Veneto, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ”pacienti zero” që mund të ketë përhapur koronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

Lajmi është në përditesim të vazhdueshëm

Shënohet viktima e pestë nga koronvirusi në Itali. Lajmi konfirmohet nga shefi I mbrojtjes civile Angelo Borreli. Deri tani raportohen 219 të infektuar, 5 të vdekur dhe 1 person I shëruar.

Ora 12:00 Shkon në 214 numri i të infektuarve me koronavirus

Ora 11:00 Shumë pranë identifikimi i pacientit zero që përhapi koronavirusin

Mund të ketë një pikë kthese në identifikimin e “pacientit zero” të mundshëm që përhapi koronavirusin në Euganeo. Një fermer 60-vjeçar nga një qytet i afërt, Albettone (Vicenza), kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit. Ansa e mësoi nga kryetari i Vo ‘, Giuliano Martini. Sipas informacioneve nga media italiane dgcom24, është njoftuar autoriteti lokal shëndetësor dhe kryetari i komunës Albettone për verifikimin e saktë.

Ora 9:00 Shkon në 203 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali

Komisioneri i jashtëzakonshëm i emergjencës, Angelo Borrelli, ka deklaruar se në rajonin e Lombardisë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 165. Me 22 raste në Veneto, 9 në Emilia Romagna, 6 në Piemonte dhe 1 në Romë ka gjithsej 203 raste të konfirmuara në Itali. Italia është vendi i tretë më i madh në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirus, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Ora 8:00 Viktima e katërt në Itali nga koronavirusi

Viktima ishte një 84-vjeçar nga rajoni i Lombardisë.

 07:50 Austria heq bllokimin e tranzitit të trenave drejt Italisë

 Bllokada e trenave midis Italisë dhe Austrisë në Pass Brenner është hequr, raportoi linja hekurudhore austriake në Twitter.

“Nga e hëna mund të udhëtoni përtej Pass Brenner. Kushdo që nuk dëshiron të udhëtojë në Itali mund të anulojë biletën e tij për Italinë e vlefshme për 24 shkurt 2020”, thanë hekurudhat.

Masa ishte marrë nga Ministria e Brendshme austriake pas lajmeve për dy raste të dyshuara në një tren të lidhur për Mynihun dhe bllokuar në Pass Brenner.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME