Mediat italiane kanë bërë me dije së fundmi se gjashtë persona janë prekur nga koronavirusi në shtetin fqinj. Një 38-vjeçar italian rezulton i prekur nga koronavirusi në Lombardi, pasi në fillim të shkurtit kishte takuar një mik që sapo ishte kthyer nga Kina. Pas kryerjes së analizave, rezulton se edhe bashkëshortja e 38-vjeçarit është prekur nga v irusi vd ekjeprurës. Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë. Gjithashtu është i nfektuar edhe një i njohuri i tyre si dhe tre persona të tjerë.
Ata janë izoluar në spital, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët që jetojnë pranë çiftit të prekur të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë kontaktet.
Bashkë me pesë personat e prekur, në karantinë në spital është futur edhe një shtetas kinez që dyshohet se i ka in fektuar. Shifrat e fundit nga Kina bëjnë me dije për mbi 2200 të vd ekur dhe mbi 75 000 të in fektuar.
