Categories Lajme

Beteja për dy anëtarë, 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese, pezull 5 anëtarët

Gjykata Kushtetuese mbetet kryefjalë e debatit polik, por duket se edhe për shumë muaj dosjet në të do të qëndrojnë të fjetura, deri sa ajo të jetë funksionale.  Presidenti, Qeveria dhe Kuvendi janë mbërthyer në debate, ndërsa Gjykatës së Lartë do ti duhet shume kohë që të zgjedhë tre emrat e saj.

Gjykata Kushtetuese, e cila ka hyrë në vitin e tretë të mosfunksionimit të saj, është kthyer në një pasqyrë që reflekton një krizë të thellë për sistemin e drejtësisë por edhe atë politik.

Ngritja dhe funksionimi i saj ishte rekomandimi i parë i Bundestagut gjerman, për çeljen e negociatave, por me shumë gjasë edhe në samitin e Zagrebit, ku do të vendoset fati i negociatave të integrimit, Shqipëria do të shkoje në të njëjtën situatë.

Presidenti Ilir Meta, prej ditësh ka aktivizuar debatin me Qeverinë duke i akuzuar se po tentojnë grusht shteti, duke kapur intitucionin me të lartë, garant i ligjeve të drejta.

Por ngritja e Gjykatës Kushtetuese kalon edhe nëpërmjet një kalvari të gjatë procedurash, ku përfshihet Presidenti, Parlamenti dhe  Gjykata e Lartë, ku respektivisht zgjedhin nga 3 anëtarë.

Deri në këto momente Parlamenti ka bërë dy zgjedhje, Presidenti një zgjedhje ndërsa Gjykata e Lartë është në kushtet e mosveprimit, për shkak se nuk ka kuorimin e nevojshëm.

Neni 7 ç pika 4  e ligjit për Gjykatën Kushtetuese,  përcakton që mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për të nisur procedurën përzgjedhjes së tre anëtarëve të Kushtetueses, duhet të nisë me  3 të pestat e te gjithë anëtarëve.

Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, ku 15 prej tyre të marrin pjesë në mbledhje.

Aktualisht ka vetëm 1 anëtar që është Ardian Dvorani, e si i tillë gëzon edhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pozicion ky që e ka vënë atë në qendër të akuzave nga presidenti llir Meta.

Javën e ardhshme Gjykata e Lartë pritet të plotësohet edhe me 3 anëtarët të tjerë, por  për të arritur kuorumin e nevojshëm duket se duhet pritur edhe për shumë kohë.

Ndërkohë Presidenti për dy vendet vakante që duhet të zgjidhen prej tij ka hapur garën dhe i ka përcjellë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, plot 16 emra për dy anëtarë, ndërsa parlamenti 6 anëtarë.

KED duhet të bëjë vlerësimin e kandidaturave dhe më pas përzgjedhjen e 3 emrave për çdo vakancë, për të vazhduar më pas me dekretimin apo votimin.

Deri në atë kohë duket se politika do të vazhdojë të jetë e ndezur nga debatet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME