Categories Lajme

Kosovë, na fal!

Nga Alba Alishani

Dhjetra televizione e qindra portale në Kosovë, TURP!
Ju kam parë, dëgjuar e lexuar të masakroni ne transmetime maratonë familjen e të moshuarës së dhunuar në azilin e pleqve, a thua se në jetën e përditshme në Kosovë, nuk keni as edhe nje problem social e kulturor tjetër, a thua se nuk ndjeni tjetër dhimbje, vec rasteve të izoluara, për të cilat, gjithashtu nuk kontribuoni, por i instrumentalizoni “në të mirë” të shoë-t tuaj të lodhur.

Kam ndjekur të njëjtën Déjà Vu” në dhjetë emisione tuaja, po aq të lodhura, se si një grua, pretendon se mund t’i gjejë bashkëshorte të përkohshme burrit te saj. Duke ngritur pikpyetjen nëse eshte i saktë numri i grave, sic shkruhet në Bibël apo si e shkruan Kurani, a është agjente e Iranit apo Pakistanit. E trajtoni me zell a thua se e keni model institucionin e familjes dhe a thua se ajo grua është “demi” që duhet të trajtoni e t’i jepni zë. Pa u shqetësuar për promovimin e këtij modeli apo dhenien “zë” të këtyre sekteve.
Kam lexuar te trajtoni me shume seriozitet makinen e Valit, eskortën e Dubait, silikonin e Adelinës apo dhe qenin e Zanfinës.
Dua t’ju pyes, a keni pasur kohë të shihni hartën e Kosovës pas Luftës së 1999-ës. A nuk ju shkon ndermend te beni 41 km rruge Prishtine-Mitrovice? Por jo për shoë deri tek barrikada e Ures se Ibrit. Minimalisht të benit aq sa mundi e guxoi Marin Mema, ne Gjurmë Shqiptare sepse ndryshe, do 6të duhet të bënit shumë më shumë për Kosovën.

Mitrovica e Veriut është kthyer në një strukturë të konsoliduar kriminale serbe, ku është debuar cdo shqiptar autokton, është djegur e shkaterruar cdo shtëpi edhe 23 vite pas luftes me agresorin që i ka pervetesuar keto toka. Aty funksionojne në liri të plotë strukturat paralele serbe, mirefilli si shtet. Me shtëpi që jepen falas dhe vende pune që sigurohen automatikisht vetëm me një kriter, të jesh serb!

Shtëpinë simbol të familjes Boletini e kanë percudnuar dhe shkollën e vetme shqiptare ku mesojne vetem 7 femije e kane djegur duke e cuar në kontenier, të cilit edhe emrin ja kanë zëvendësuar me emer serb..
Po qeveritë e luftës, pasluftës dhe ish-opozitës, veteranët, të rinjtë, familjet e dëshmorëve apo qytetarët e thjeshtë, si ka mundësi që duroni dhe jeni kthyer në indiferentë gjakhumbur?

Pse e jetuam luftën, pse rrezikuam asimilimin? A i kujtoni ndonjëhetë fytyrat e mbi një mijë fëmijëve, krijesave më të pafajshme në botë, i kujtoni ndonjëherë? Nga cilat kolltuqe, ekrane televizionësh, nga cilat hotele apo makina luksi keni kurajon të shihni Kosovën e shitur sot? Turp! Kosovë, na fal!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME