Categories Lajme

Kosovë-Shqipëri, nisin të gjitha fluturimet në gusht

Marrëveshja e firmosur në vitin 2020, për korridorin ajror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë pritet të ndodhë gjatë këtij muaji. Lajmin e ka dhënë për KosovaPress, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sipas të cilit korridoret janë të përcaktuara. Por nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, nuk janë përgjigjur për KosovaPress lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Ndërkohë Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë kanë thënë për KosovaPress se me publikimin e pikave ajrore në AIP të Shqipërisë në korrik të vitit 2023, pritet ndërrimi i atributeve të këtyre pikave nga Eurocontrol, respektivisht nga Network Manager që të bëhen edhe “flight plannable” së shpejti.

“Sa i përket korridoreve me Republikën e Shqipërisë, korridoret janë të përcaktuara, tashmë kanë dalë edhe në ueb faqe. Ende nuk janë, nuk i di këto shprehjet teknike që i kanë ekspertët ajrorë, por duhet që ato të konfirmohen si të tilla, në mënyrë që të bëhen të planifikueshme në fluturimet ndërkombëtare…

Në shumicën e fluturimeve ndërkombëtare që bëhen nga Aeroporti i Prishtinës për në aeroporte të tjera e që është rruga më shkurtër nga ato pikat që janë më Republikën e Shqipërisë realizohen. Në kthim një pjesë e tyre realizohen, një pjesë e tyre nuk realizohen për shkak se shpesh janë të paplanifikuara”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu ka deklaruar se ka gatishmëri dhe vullnet edhe me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe me autoritetet e Albkontrollit që të gjitha fluturimet të nisin të realizohen nga muaj gusht 2023.

“Mendoj se në muajin gusht është koha kur ato do të duhej të dilnin në (ueb faqe), ka ekzistuar një afat prej momentit kur është publikuar në ueb faqe dhe është afati kohor kur duhet të zbatohet dhe mendoj që do ta kemi shpejt. Vullneti ekziston, edhe me ministren e Transportit në Republikën e Shqipërisë, Belinda Balluku, edhe me autoritetet e Albcontrollit. Pra, gatishmërinë e kanë”, ka thënë Aliu.

Nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Kosovë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress kanë theksuar se “Letër marrëveshja për korridorin ajror në mes Shqipërisë dhe Kosovës është nënshkruar në vitin 2020 dhe nga viti 2021 ka filluar të zbatohet.

Këto korridore kanë filluar të shfrytëzohen nga fundi i vitit 2021 në baza taktike. Me publikimin e pikave ajrore në AIP të Shqipërisë në korrik të vitit 2023, pritet ndërrimi i atributeve të këtyre pikave nga Eurocontrol, respektivisht nga Network Manager që të bëhen edhe flight plannable së shpejti”.

Para katër muajsh, Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin ajror që mundëson lejimin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME