Categories Lajme

Kotzias: Gati dekreti për zgjerimin në 12 milje

Para se t’i dorëzonte zyrën Kryeministrit Cipras, i cili do të mbajë edhe portofolin e Ministrit të Jashtëm, shefi i dorëhequr i diplomacisë greke Nikos Kotzias, renditi si arritje historike për vendin zgjerimin e sovranitetit kombëtar nga 6 në 12 milje, duke iu referuar negociatave me Shqipërinë dhe Italinë për çështjen e kufirit detar.  Ai u ndal tek ndryshimi që pësojnë ujërat territoriale në perëndim të Korfuzit, duke thënë se janë bërë hapa seriozë përpara, të cilat do të konkretizohen me dy dekrete presidenciale.

“Jemi në një fazë përfundimtare të negociatave me Shqipërinë dhe Italinë. Janë gati dy dekretet presidenciale zoti kryeministër dhe sipas udhëzimeve që kam, vendi ynë zgjeron zonën detare nga ishulli Othonoi dhe ishujt Diapontia deri në Antikythera. Janë tre hapa që janë ezuruar, mbyllja e gjireve, krijimi i vijave bazë dhe hapi i fundit zgjerimi nga 6 në 12 milje. Kjo na lehtëson diskutimet për zonat detare me Shqipërinë dhe Italinë. Pra zgjerojmë sovranitetin tonë në 12 milje, që do të thotë se rriten edhe përgjegjësitë e kryeministrit dhe qeverisë”. 

Teksa bëri një panorama të politikës së jashtme, kreu i qeverisë Aleksis Cipras u ndal në marrëdhëniet e Greqisë me vendet e Ballkanit dhe posaçërisht me Shqipërinë, ku theksoi se janë vënë shinat për marrëveshjen e detit.

“I kemi dhënë shtysë integrimit europian të Shqipërisë duke vendosur bazat për zbatimin e marrëveshjes së zonave detare dhe ligjit të minoriteteve, ndërsa varrosëm për herë të parë të heronjve tanë të Luftës së Dytë Botërore”.

Po ashtu, Cipas e Kotzias hodhën poshtë si të pavërteta dhe jo serioze publikimet se buxheti sekret i ministrisë së Jashtme greke ka shkuar për financimin e mediave në Shqipëri e Maqedoni, ndërsa përshëndetën vendimin e parlamentit në Shkup për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME