Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren e njohur dhe të dashur për shqiptarët Luiza Xhuvanin. Së bashku ata kanë edhe një djalë Kostandin Xhuvanin.
Lidhur me ndarjen nga jeta te Xhuvanit ka reaguar edhe gazetarja, Kozeta Kurti.
Postimi i plotë:
Sot, me ne fund je i qete!S ot, ne gjumin e pergjithmonshem te tokes, askush s’ka per te thene as edhe nje fjale te keqe per ty; sot, nuk do jesh babai i Kostandinit (nga trendafili del gjemb, nga gjembi del trendafil e me the te thashe), nuk do jesh burri i ish deputetes… as burri i aktores, as pedagogu qe studenteve u shkonte shtat’ e as e conin ndermend tangerllikun e fodullekun qe i karakterizon shpesh here; do jesh regjisori Gjergj Xhuvani me shume se ndoshta pas cdo “caku” a premiere filmi… se ne keshtu jemi, te shkarravisim perdhè per cdo gabim, faj, k r im te vajzes, djalit, nenes, babait, halles, dajes, farefisit dhe pastaj… perulemi me respekt perballe cdo njoftimi per mort ne mure e hyrje pallatesh….Gjetsh po aq paqe…”
