Categories Lajme

Trafikonte pistoleta, fishekë dhe tritol nga Serbia, Krimet e Rënda vendosin burg për kosovarin

“Arrest me burg” është masa e sigurisë të dhënë nga Gjykata për 51 vjeçarin kosovar Ylber Ademi të arrestuar dy ditë më parë në Elbasan me arsenal armësh. Në seancën e sotme, gjykata vendosi të lërë në burg Ademin të paktën deri në përfundim të hetimeve.

51 vjeçari kosovar po transportonte në makinën e tij tip ‘Benz’ të zi, 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT në momentin që u prangos në aksin Elbasan-Peqin.

Burime për Report TV bëjnë me dije se informacioni për Ademin është marrë nga policia që me 24 qershor 2019. Për të faktuar nga ana e policisë se  51-vjeçari po merret me trafikim armësh është bërë edhe blerje e stimuluar.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave, të cilët mund të kishin porositur armët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME