Categories Lajme

KQZ ndaloi shqyrtimin e projektligjit për trajtimin e të dëņuarve dhe të paraburgosurve, Kuvendi e ankimon në KAS

Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dëņuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, pasi miratimi i tij përbën një shkelje të Kodit Zgjedhor.

Projektligji i propozuar nga deputeti Nasip Naço ishte parashikuar për t’u përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 10 shkurt – 28 shkurt, por sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve projektligji ka efekt elektoral.

Kuvendi në ankimim shprehet se projektligji nuk parashikon dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetje ekonomike apo ulje taksash.

“Interpretimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, në lidhje me dhënien e përfitimeve për kategoritë caktuara të popullsisë është i zgjeruar dhe tejkalon parashikimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Për më tepër në jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor dhe praktikat administrative të KQZ-së, është theksuar qartë se ndalimi i përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale gjatë periudhës së ndalimit duhet të interpretohet në mënyrë të ngushtë dhe të kufizuar”, thuhet në ankimim.

Po ashtu, në ankimimin e Kuvendit argumentohet se efektet e këtij ligji nuk janë të menjëhershme.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, ofron rregullim të kuadrit ligjor duke ju dhënë mundësi më të shpejtë të dënuarve të kalojnë në një institucion me një nivel më të ulët të sigurisë, përfshirë këtu edhe të dënuarit pranë institucioneve të sigurisë së lartë.

KQZ njoftoi se për shqyrtimin e ankimimit u hodh sot shorti që përcaktoi si relator Ilirjan Rusmalin.

Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bllokoi edhe dy projektligje të tjera, atë të “Paketës së Maleve” dhe TVSH-së për bujqësinë, por pas ankimimit nga Kuvendi, ato u lejuan të vijojnë procedurat parlamentare me vendim të KAS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME