Categories Lajme

Telashe për 36-vjeçaren shqiptare në Itali, i gjenden mbi 1.2 kg kokainë dhe mijëra euro cash

Një 36-vjeçare me origjinë shqiptare, banuese në Val d’Elsa është arrestuar nga policia e Sienës në Itali pasi iu gjetën mbi 1.2 kg kokainë, të fshehura në zyrën e saj në provincën e Firences.

Operacioni ishte pjesë e një hetimi nga Skuadra e Sienës për të parandaluar dhe luftuar trafikun e drogës në zonën e Val d’Elsa. Gruaja e njohur tashmë për lidhjet e saj me persona me precedentë penalë, është vëzhguar dhe ndjekur nga efektivët, të cilët kanë vendosur të kontrollojnë shtëpinë e saj.

Gjatë kontrollit, ndonëse nuk u gjet drogë, efektivët gjetën mbi 16.000 euro para CASH dhe material për paketimin e dozave. Kjo vërtetoi dyshimet se 36-vjeçarja e fshihte drogën diku tjetër.

Oficerët, falë intuitës që buronte nga vëzhgimet e mëparshme, e shtrinë kërkimin në vendin e punës së gruas, një kompani e vendosur në kufi me Val d’Elsa. Aty gjetën, të fshehur në sirtarin e tavolinës së saj, një çantë shpine që përmbante afërsisht 1.2 kg kokainë, të ndarë në pjesë të vogla dhe një peshore precize.

Gruaja u arrestua për posedim të drogës dhe me urdhër të prokurorit publik, u dërgua në burgun Sollicciano. Hetimi është ende në vijim dhe provat e mbledhura do të shqyrtohen nga gjyqtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME