Categories Lajme

Krahët e pulës dolën pozitiv me Covid, ekspertët tregojnë nëse transmetohet Covid 19 dhe nga ushqimi

Ekspertët e shëndetit thonë se nuk ka asnjë provë që koronavirusi mund të transmetohet përmes ushqimit. Kështu së paku thuhet në një shkrim të CNN, i cili është publikuar pas raportimeve këtë javë që autoritetet kineze thanë se një mostër sipërfaqeje nga një grup i krahëve të pulës të ngrirë, të importuara nga Brazili, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Por, siç thuhet në shkrimin e CNN, nuk ka vend për frikë. Po, virusi u zbulua në produktin ushqimor në qytetin kinez Shenzhen, sipas një deklarate të qeverisë komunale dhe zyrtarët nuk e emëruan markën. Por rezultatet e provës për njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me krahët e pulës deri më tani janë rikthyer negative, thuhet në deklaratë, dhe gjurmimi është duke u zhvilluar për produkte nga e njëjta markë që tashmë janë shitur.

Ndërkohë, një ekspert tha që testet e krahëve të pulës mund të kenë zbuluar materiale gjenetike nga ‘koronavirusi i vdekur’, i cili mund të shkaktojë rezultate pozitive false. Në fund të fundit, shkruan më tej CNN: Mjekët dhe ekspertët e shëndetit kanë thënë vazhdimisht se koronavirusi nuk ka gjasa të transmetohet nga ushqimi.

Dr. Ian Williams, shefi i një dege të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili heton sëmundjet e “lindura” nga ushqimi dhe uji, tha më parë se nuk kishte asnjë provë që COVID-19 është “i dalë nga ushqimi ose nga shërbimi ushqimor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME