Categories Sport

Këshilli i bashkisë së  Vlorës, në mbledhje jashtë rradhe, mbi shtyrjen e afatit të kontratës së shoqërisë Flamurtari F.C.

Këshilli i bashkisë së Vlorës, në mbledhje jashtë rradhe, mbi shtyrjen e afatit të  kontratës së shoqërisë  Flamurtari F.C. mbledhja e zhvilluar edhe në  ambjentet e stadiumit, ndërsa kontrata e administrimit të  Flamurtarit nga dy kompanite turke me perfaqësues zotin Sinan Idrizi është  shtyrë  edhe me një  vit, ndërsa është  cilësuar si një  periudhe tranzitore, me qëllimin qe gjate ketij viti të hidhen edhe hapat e para drejt privatizimit te klubit të  futbollit Flamurtari.

Ekipi Vlonjat aktualisht gjendet në një situatë mjaft të veshtirë , pas rënies  se nje kategorie më  poshtë  në  fund të  ketij edicioni futbollistik, ndërsa teksa është  miratuar dhënia me nje vit e administrimit të  klubit te futbollit Flamurtari është  ngritur dhe bordi drejtues me tre perfaqesues nga klubi, Sinan Idrizi, Robert Islamaj dhe Kreshnik Cipi dhe Sokol Kushta nga bashkia e Vlorës si anëtar i këshillit bashkiak te Vlorës.

Në  fjalen e tij adminstratori Idrizi ka kërkuar të  vijohet me procedurat e privatizimit ,por edhe hapësirat që duhet të  jepen për sportin në  Vlorë , duke nisur nga terrenet sportive, por edhe që  ky vit te jete tranzitor, me qëllimin per te shkuar ne hapa konkrete te privatizimit, Sokol Kushta nje nga emrat e Flamurtarit te madh, aktualisht anëtar i këshillit të  bashkisë  ka kërkuar që  të  shihet cfarë  duhet bërë  për të  dale nga situata aktuale, ndërsa edhe anëtar të  këshillit të  bashkisë  kanë  konfirmuar se nuk mund të  vijohet me këtë  situatë , por gjatë  këtij viti të synohet të shkohet me hapa konkrete drejt privatizimit.

Flamurtari dhe për këtë  vit do të  jetë  nën administrimin e dy kompanive turke, por me qëllimin për të  hedhur hapa konkrete drejt privatizimit, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit për administrim është  shtyrë  dhe për një tjetër vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME