Categories Lajme

Kreshnik Spahiu: Unë di me çfarë punësh merret shteti im!

Ditën e sotme, rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në Tiranë trupi i Festim Latos, i cili u vra pak ditë më parë në Holandë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër nga familja në Vlorë, ndërsa një mesazh për të e ka pasur dhe Kreshnik Spahiu.

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi shprehet se ai nuk e di jetën dhe problemet personale që mund të ketë pasur Lato, ama kountributi i tij për çështjen çame ka qenë shumëfish më i madh sesa puna e bërë nga shteti shqiptar.

Reagimi i plotë i Spahiut:

Sot mbërrin në Tiranë, një shqiptar i vrarë. Ai quhet Festim Lato. Unë nuk e kam njohur dhe as nuk e kam takuar kurrë të ndjerin Festim ndonëse sot familjes po i përcjell një ngushëllim, por unë njoh shtetin tim që ka detyrim në bazë të nenit 8 të Kushtetutës që të mbrojë jetët dhe liritë e shqiptarve që jetojnë jashtë kufijve!

Unë nuk e di me çfarë merrej në jetë Fastim Lato, por unë di me çfarë punësh të pista merret shteti im. Ndoshta gabohem por Fastimi ishte shumë më tepër patriot se shteti shqiptar që ka 30 vjet nuk bën një deklarat për Çamërinë. Ndoshta gabohem por paratë e qeveritarve shqiptar janë më të pista se paratë e Festimit.

Unë sot ndjej trishtim jo se humbëm një Festim, por se sot trupi i një shqiptari kthehet në një shtet i cili ka vrarë veten prej kohësh duke lënë miliona jetima brenda dhe jashtë familjes kuqezi.
E paç dheun e lehtë o bashkombasi im shqiptar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME