Categories Lajme

Kreu i ILD: Mbi 900 ankesa deri tani

Në konferencën e parë për mediat si kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka bërë me dije se kanë mbërritur mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët dhe se për të përballuar këtë fluks është ngritur një strukturë provizore. Prioritet i tij do të jenë vendimet për lirimin e parakohshëm me kusht, ndonëse ka zgjedhur që të flasë me emra apo raste konkrete, pasi sipas Metanit më rëndësi ka fenomeni.

Në daljen e parë për mediat, kreu i ILD-së  njoftoi se janë hapur vendet 26 vakante dhe u bëri gjithë të gjithë magjistratëve të aplikojnë, duke i siguruar se çdo aplikim do të shqyrtohet me seriozitet. Nga ana tjetër, bëri me dije se është gati edhe faqja zyrtare online e ILD-së.

“ILD një institucioni i ri dhe i pavarur. Kemi ngritur një strukturë provizore pwr tw pwrballuar fluksin. Lançojmë hapjen e faqes zyrtare që aty do të shpallen vendet vakante që ILD po hap sot. Janë rreth 26 ende vakante, me kriteret përkatëse. I bëj thirrje juristëve magjistratë apo jo, të aplikojnë dhe i garantoj që çdo aplikim do gjykohet maksimalisht. ILD ka gjithë vullnetin të përballet me të gjitha shkeljet që cënon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit. I ndërgjegjshëm që na pret një volum dhe problematik pune. Rreth 900 ankesa i janë dorëzuar, nga data 1 shkurt 2020 që konsiderohet si konstituuar kanë filluar ankesat e para. Kërkohet një analizë e plotë . Brenda kapaciteteve po merren një plan masash lidhur me problematikat e KLP, KLGJ”, tha Metani.

ILD-ja do të gjykojë edhe ankesat e bëra nga gjyqtarët dhe prokurorët që nuk janë dakord me vendimin e Vettingut. ” Do jenë pjesë e hetimit edhe ankesat e gjyqtarëve dhe prokurore që kanë dalë nga Vettingu! Do merren në shqyrtim dhe këto vendime”, tha kreu i ILD-së.

Me ndryshimet e miratuara në Komisionin e Ligjeve, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka të drejtë të ndërhyjë kur për një gjyqtar ose prokuror ka akuza të besueshme. Kreu i ILD i drejtohet KLGJ dhe KLP të cilët brenda 3 ditëve duhet të japin vlerësimin e tyre. Kjo do të thotë se prokurorët dhe gjyqtarët janë në dorë të kreut të ILD-së. Në rast indicie apo denoncimi, kreu i ILD-së mund të hetojë gjyqtarët apo prokurorët dhe pasi krijon bindjen se ka shkelje brenda tre ditëve i drejtohet KLGJ-së apo KLP-së për fillimin e një procedimi disiplinor apo pezullim nga detyra.

Metani mori detyrën në krye të ILD-së më 20 janar 2020, ku arriti të sigurojë 98 vota pro të Kuvendit, 8 kundër, ndërsa 9 të tjerë nuk votuan. Emërimin e tij në krye rë ILD, PD-ja e cilësi si një ditë të keqe për drejtësisë shqiptare, me argumentin se është një mënyrë e Ramës për të kapur organet e reja të drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME