Categories Lajme

Krimi në familje/ 39-vjeçarja shqiptare kërcënohet nga të afërmit e burrit që vrau vajzën e tij

39-vjeçarja shqiptare Tefta Malaj është kërcënuar nga familjarët e burrit të saj Taulantit, i cili mëngjesin e 7 majit vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian, me të cilin dyshonte se kishte lidhje.

Kështu shkruajnë mediat italiane, teksa i bëjnë jehonë dhe fushatës së nisur për të mbledhur fonte për të ndihmuar gruan dhe djalin e saj të mitur.

Kjo është fushata e nisur në Torremaggiore, në zonën e Foggia-s, nga disa qytetarë për të ndihmuar 39-vjeçaren shqiptare që i mbijetoi masakrës në shtëpinë ku jetonte me familjen e saj.

Taulant Malaj i cili vrau me thikë vajzën e tij Xhesika 16-vjeçare dhe fqinjin 51-vjeçar Massimo De Santis ndodhet pas hekurave.

Gruaja me djalin 5-vjeçar, i cili i mbijetoi masakrës që ai dëshmoi, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ka marrë kërcënime nga të afërmit e burrit të saj dhe komente urrejtjeje, dhe mbi të gjitha pasi ka shprehur vullnetin për të mos u kthyer në shtëpinë ku i është vrarë vajza.

Në ditët pas vrasjes së dyfishtë, avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio, kishte kontaktuar edhe bashkinë e Torremaggiores për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj. Për atë që ka ndodhur në orët e fundit, Sodrio thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME