Categories Lifestyle

Krishlindjet, ç’përmban darka e familjes mbretërore në Angli

Familja mbretërore ka të njëjtën menu të Krishtlindjeve, prej shumë vitesh, sipas ish kuzhinierit mbretëror Darren McGrady. Nga viti 1982 deri në vitin 1998, shefi Darren McGrady ka gatuar për familjen mbretërore, duke hartuar dhe ekzekutuar menutë e tyre të përditshme dhe duke gatuar gjithashtu në ngjarjet e tyre zyrtare dhe private.

Në vitin 1998, ai u transferua në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij, Wendy, dhe më vonë shkroi librin “Eating Royally”; dhe “Kujtimet nga një Kuzhinë mbretërore.” Marie Claire UK raporton se për krishtlindje dita fillon me një mëngjes të bollshëm para kishës që përfshin vezë, proshutë dhe salcice. Dreka pas kishës përfshin një “sallatë me karkaleca dhe një gjeldeti të pjekur, dhe të gjitha pjatat tradicionale të përbëra nga karota, lakra dhe pudingu i Krishtlindjes për ëmbëlsirë. Por prisni, ka edhe më shumë.

Pas fjalimit të Krishtlindjes të Mbretëreshës në orën 3, shërbehet çaji i pasdites – me fruta të thata. Dhe kjo është vetëm pjesa përpara darkës sepse darka e krishtlindjes përfshin 15 deri në 20 ushqime të ndryshme, duke përfshirë një shumëllojshmëri të mishit të pjekur, ushqim deti, perime etj.
Ndërsa sa i përket pjatave të preferuarave, McGrady ka thënë se këto më poshtë janë të preferuarat shumëvjeçare të familjes mbretërore për darkën e tyre të Krishtlindjes:

Karkaleca
Mish Bourguignon
Lakër e copëtuar me brumë me qepë dhe proshutë – natyrisht, pa hudhër, pasi hudhra është një nga 9 ushqimet që mbretëresha nuk i ha.
Pasta e mollës – një ëmbëlsirë e thjeshtë e pjekur e bërë me hurma dhe mollë të mbështjellë në brumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME