Categories Politike

Kriza e thellë në Siri/ Erdogan takim me Putin, çfarë pritet të diskutohet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka nisur një vizitë dy-ditore në Rusi, ku do të ketë takime me homologun e tij, Vladimir Putin, dhe pritet që dy liderët së bashku do të marrin pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit bilateral për bashkëpunim në nivel të lartë.

Pritet që temë kryesore e bisedimeve ndërmjet Putinit dhe Erdoganit të jetë normalizimi i marrëdhënieve bilaterale, të cilat u përkeqësuan pas rrëzimit të aeroplanit rus Su-24 nga ana e forcave turke mbi kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë në nëntor të vitit 2015.

Në bisedime diskutohet edhe në kuadër të planeve për rritjen të këmbimit bilateral tregtar, ndërkohë bëhet e ditur se presidenti turk do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglulu, Ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Fatih Donmez, Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli, shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan,  dhe disa diplomatë të tjerë që do të jenë pjesë e këtij delegacioni.

Në mesin e temave bilaterale për të cilat do të bisedohet, pritet të jenë edhe projektet për ndërtimin e gazpërcjellësit “Rrjedha turke” dhe të centralit bërthamor “Akkuju” në Turqinë jugore, si dhe planet e Ankarasë për furnizim të sistemeve kundërajrore ruse të llojit S-400.

Nga temat ndërkombëtare pritet që çështje kryesore të jetë kriza në Siri dhe lufta kundër grupit xhihadist Shteti islamik dhe terrorizmit.

Burime nga delegacioni turk paralajmërojnë se Erdogan do të shtrojë për diskutim edhe çështjen për raportin ndaj forcave të kurdëve sirianë, të cilët Ankaraja i akuzon për lidhje me Partinë punëtore kurde (PKK).

Ky takim vjen pas në një kohë kur presidenti i Shtetëve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar më herët për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, ku secili nga vendet kanë rënë dakort për krijimin e opoeracioneve të përbashkëta në terren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME