Categories Lajme

Kriza e thellë politike, Basha tregon zgjidhjen: Të ketë zgjedhje të parakohshme, të marrë fund paligjshmëria

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga deklarata e tij për mediat ka bërë me dije se Shqipëria ka një rrugëdalje nga kriza e thellë që po kalon.

Sipas Bashës, sot shteti është në paligjshmëri dhe zgjidhja kalon vetëm nga zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu akuza të forta Basha hodhi dhe drejt opozitës parlamentare duke e quajtur faqja zezë e botës.

“Partia Demokratike dhe unë besojmë se një drejtësi e pavarur e mbështetur fortë me burime financiare dhe kapitale njerëzore është garanci për një shtet të mirë dhe të drejtë. Kjo qeveri ësthë kapur për të disatën herë në fragrancë dhe ka treguar se nuk ka vullnet për një drejtësi të pavarur, pasi nga kreu e poshtë do ishin subjekt i një drejtësie të pavarur. Askush mund të ketë iluzionin më të vogël, nuk mund të bëhen gjërat mirë duke bërë keq, duke shkelur ligjin. Premisat se po e bëjmë shpejt e shpejt se do të ndihmojë për këtë e atë sjell vetëm padrejtësi. Nuk ka pse ky vend të vuajë më shumë dhe nuk ka pse të rris agoninë. Ka një rrugëdalje surreli, dhe ajo është me zgjedhjet e parakohëshme që i japin fundit paligjshmërisë dhe një pseudo-opozitë që antikushtetuese dhe është faqja e zezë dhe është bërë shërbëtore e banditëve, duke iu referuar opozitës në Kuvend”, u shpreh Basha.

Më tej duke vijuar shpjegimin e mënyrës së zgjidhjes së krizës Basha u shpreh: Zgjidhja është e thjeshtë, është rruga që po merr Maqedonia e Veriut. U viktimizuan për shkak të dëshitmit të Edi Ramës për hapjen e negociatave megjithatë klasa politike mori përgjegjësi dhe ccoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME