Categories Lajme

Xhixho: Rezoluta një fletrrufe, Kushtetuta themeli i shtetit

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, përmes një postimi në facebook, thotë se rezoluta e miratuar në raport me zgjidhjen e ngërçit më të ri kushtetues, është një fletrrufe. Nga ana tjetër, Xhixho thekson se Kushtetuta është themeli.

“Kjo Rezolutë deklarative pa asnje pasojë juridike që na ofrohet nga kjo maxhorancë kriminale kundër Kushtetutës së vendit dhe Demokracisë padyshim kërkon një refuzim frontal nga çdo qytetar që beson tek Republika, tek vlerat e Pluralizmit dhe tek mundësia për të ndërtuar standartet europiane në vendin tonë. Sot pasi nesër do të jetë vonë”, shkruan Xhixho.

Postimi i plotë

Rezoluta një fletrrufe, Kushtetuta një themel.

Gjykata Kushtetuese, institucioni që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës si gardiane e Kushtetutës deklaron qartë dhe prere së kush janë tashmë anëtarët e rinj të saj. Gjykatësit filluan sot ushtrimin e detyrës pas betimit të kryer para Presidentit të Republikës. Shteti i së Drejtës dhe respektimi i Kushtetutës së vendit është rruga e vetme për ecjen para të Shqiperisë në proçesin e integrimit europian të vendit. Ndaj sot kjo Rezolutë deklarative pa asnje pasojë juridike që na ofrohet nga kjo maxhorancë kriminale kundër Kushtetutës së vendit dhe Demokracisë padyshim kërkon një refuzim frontal nga çdo qytetar që beson tek Republika, tek vlerat e Pluralizmit dhe tek mundësia për të ndërtuar standartet europiane në vendin tonë. Sot pasi nesër do të jetë vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME