Categories Lajme

Kriza energjetike/ Hungaria shpall ‘gjendjen e jashtëzakonshme’, harton planin me 7 pika të shpëtimit

Hungaria ka shpallur ‘gjendjen e jashtëzakonshme’ për shkak të krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të zyrës së kryeministrit Viktor Orban bëri të ditur planin me shtatë pika për t’u përballuar me krizën energjetike dhe renditi masat pas një takimi të kabinetit.

“Situata është shumë e vështirë kudo në Evropë për shkak të luftës dhe sanksioneve” tha ai, ndërsa shtoi se plani i ri do të hyjë në fuqi në muajin gusht.

Qeveria do të rrisë prodhimin vendas të gazit natyror nga 1.5 në 2.0 miliardë metra kub, ndërsa do të kërkojë burime të tjera gazi. Sipas qeverisë hungareze do të vendoset ndalimi i eksportit për burimet e energjisë si dru zjarri dhe do të rritet prodhimi vendas i qymyrit të linjitit.

Përveç kësaj, qeveria do të rihapë një stacion energjie në Matra dhe do të zgjasë funksionimin e termocentralit bërthamor Paks pranë Budapestit.

“Njerëzit që konsumojnë më shumë se mesatarja e energjisë do të duhet të paguajnë për të me çmimin e tregut dhe jo me tarifat e subvencionuara nga shteti. Kjo mund të prekë deri në një të katërtën e popullsisë”, tha Gulyas. Hungaria aktualisht importon 65% të naftës dhe 80% të gazit nga Rusia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME