Categories Lajme

Kroacia i kthehu mbrapsht, mandarinat me pesticide u shitën në Shqipëri, 3 të arrestuar

Mandarinat, të cilat u kthyen mbrapsht nga autoritetet kroate gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024 pasi nga analizat ka rezultuar të jenë me pesticide të rrezikshme për shëndetin e njeriut, dyshohet se nuk janë asgjësuar dhe janë shitur në tregun vendas.

Për këtë çështje Prokuroria e Beratit ka nisur prej kohësh një hetim, i cili është konkluduar këtë të mërkurë, me arrestimin e tre personave.

Organi i akuzës njofton se është vënë në pranga një fermer i zonës, administratori i pikës së grumbullimit i cili bleu ngarkesën dhe një inspektor i zyrës rajonale të Veterinarisë.

Tre personat e arrestuar akuzohen për veprat penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

NJOFTIMI:

Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin për hetimet e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës parë të juridiksionit të përgjithshëm Berat, pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr.768 të vitit 2024, i regjistruar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka bërë ndalimin e shtetasve:

1. Arben Aqif Dyli, i datëlindjes 02.06.1969

2. Elton Hekuran Tafa, i datëlindjes 21.06.1979

3. Elson Petrit Tahiraj, i datëlindjes 10.05.1995

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli (administrator i pikës se grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina të cilat më pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur. Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa në vendin e origjinës ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe më pas dyshohet se është hedhur përsëri në treg duke mos e asgjësuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME