Categories Lajme

Akuzohen se shfrytëzuan vajzën e mitur për prostitucion, Gjykata e Sarandës lë në burg dy gratë

“Arrest me burg” vendosi mesditën e sotme si masë Gjykata e Sarandës për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara nga policia pas operacionit të koduar “Silent Watch”.

Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetime për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion. Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “Arrest në burg”. Këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre.

Në përfundim të seancës që zgjati rreth 3 orë  avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi thanë se u vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest në burg”, për shkak se kjo është një çështje se ka komplikime dhe ka dhe viktima të mitura.

“Është masë sigurie që ngrihet mbi dyshime. Për të tjerat nuk mund të flas dot në këtë fazë”, u shpreh avokati Çaushi.

“Sot ishte seanca për vlerësimin si të ligjshëm apo të paligjshëm të arrestimit të të dyshuarave. Ne në fakt jemi njohur me detajet e dosjes por nuk mund të japim dot në këtë fazë detaje. Ne mohuam kategorikisht rastin për klientet por gjykata vendosi si masë “Arrest në burg”. Tanimë ne na lind e drejta t’i drejtohemi apelit”, u shpreh avokati tjetër Dervishi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME