Categories Lajme

Kryemadhi: Do e kthejmë Lushnjen në hambarin e madh që ka qenë dikur

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim në qytetin e Fierit, prezantoi kandidatin e LSI për këtë qark, Etnor Krakullin. Kryemadhi gjatë bisedës me qytetarët e pranishëm, u ndal tek një nga 5 pikat që janë prioritet për LSI-në, bujqësinë dhe blegtorinë.

Kryemadhi theksoi se do të kujdesen për bujqit dhe blegtorët, duke i ofruar ndihmesë në mënyrë që qytetari shqiptar të mos ushqehet me ushqimet e importit që janë më të lira, por pa cilësi, po të ushqehen me produktet vendase që sipas shefes së LSI janë “bio”. Ndër të tjera, ajo tha se Lushnjen, kanë si synim ta kthejnë në atë hambarin e madh që ka qenë dikur. “Si LSI ne angazhohemi në shumë gjëra por kemi pesë prioritetet tona kryesore, që kanë të bëjnë dhe me kartën e fermerit që kemi një nga pesë prioritetet tona. Kjo ka të bëj me çështjen e plehrave kimike.

Ne themi që duhet të konsumojmë produktet tona, por me politikat që ka ndjekur qeveria produktet tona vendëse janë më të shtrenjta se ato të importit, sepse ne favorizojmë prodhimet e huaja. Ajo që ne kemi theksuar është që ne i kthehemi prodhimet made in Albania që kanë një efekt të drejtpërdrejtë. Të gjithë duan produkte bio, por për arsye të varfërisë shqiptarët blenë produkte importi sepse janë më të lira. Por pse janë? Sepse qeveria subvencionon importin, ndërsa prodhimet tona i shkatërron.

Ne e dimë shumë mirë se sa fabrika qumështi janë mbyllur në Lushnje. Ndodh që hyrja e qumështit nga Maqedonia, Kroacia, kanë përmbytur tregun, ndërsa qumështi ynë derdhet në rrugë, sepse nuk ka shitje. Ne mendojmë se duhet të subvencionojmë edhe në bujqësi. Ai është një nga profesionet më të vështira, nuk gjejmë të rinj dhe të reja të punojnë në serra sepse nuk paguhen. Ndërsa ikin dhe punojnë në Greqi dhe Itali sepse paguhen.

Prandaj duhet të mbështesim bujqësinë, duke i dhënë krahë pune dhe të krijojmë mbushjen e prodhimeve vendase në tregje, por edhe të ushqejmë më shëndetshëm shqiptarët. Angazhimi ynë është i drejtpërdrejtë sepse e mbajmë fjalën. Nuk është problemi tek vota më 25 prill, por të na japi mundësinë të përmbushim objektivat që Lushnja të kthehet në hambarin e bujqësisë, siç ka qenë dikur”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME