Categories Lajme

Kryemadhi: Gratë dhe vajzat pjesë e politikës, jo thjesht për fasadë por për vendimmarrje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gra dhe vajza të njësisë 7 në Tiranë u bëri thirrje sot atyre të bëhen pjesë e politikës dhe LSI-së, jo thjesht për fasadë por për vendimmarrje.

“E di që është e vështirë. E di se pagat janë shumë të ulëta, e di se mundësitë janë shumë të vogla. E di se për shkencëtarët e rinj kërkimi shkencor është zero në Shqipëri, e di që për mundësitë e zhvillimit të projekteve janë zero në Shqipëri janë thjeshtë fasadë dhe modele grabitjesh parash, por di se ju me energjinë me mendjen me dijen që vijnë për shkak të investimit tuaj të madh të familjeve tuaja, do ta ktheni në investim kombëtar”, tha Kryemadhi.

Prandaj, vijoi ajo, “ju ftoj të gjitha grave dhe vajzave që të bëheni pjesë e politikës, jo vetëm me votë por pjesë e vendimmarrjes”. “Të kërkoni votën për veten tuaj, sepse Monika ka qenë përherë në krahun tuaj, sepse mendoj se sot është më e rëndësishme një inxhiniere e re, një doktoreshë e re, një pedagoge e re të drejtojë politikën sesa një Monikë e vjetër. Prandaj mua më keni në krah jam pjesë me ju, për të qenë me ju pjesë e lokomotivës për ta drejtuar të gjithë këtë strukturë jo vetëm të LSI-së në njësinë 7, por të shpërndajmë këtë energji pozitive tek të gjitha gratë e vajzat kudo”, tha ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME