Categories Lajme

Kryemadhi: Kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve, ulje e kostos në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi premton se do të vendosë një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit.

“Shqiptarët jetojnë në një vend të bukur dhe të bekuar nga Zoti, me malet fisnike , me fushat, detin e ajrin si askush tjetër.

Por keqshfrytëzimi dhe papërgjegjshmëria e kanë ndotur mjedisin duke e bërë shpesh të r rezikshëm për jetën e njerëzve dhe një mundësi të munguar për turizmin”, shprehet ajo në një video të publikuar.

Ne, thekson Kryemadhi, “do të mbrojmë dhe kthejmë në normalitet ambientin, tokën, ujin dhe ajrin nga ndotja e nga zhvillimi industrial i papërgjegjshëm”.

“Ne do të mbështesim energjinë e gjelbër dhe këdo që përdor panelet diellore për përdorim shtëpiak”, shton ajo.

“Do të reformojmë standardet e ruajtjes së energjisë në ndërtim dhe ato antisizmike, që t’i bëjmë ndërtesat më të sigurta dhe më pak të kushtueshme për shqiptarët.

Do të vendosim një kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve dhe do të realizojmë një ulje të ndjeshme të kostos së tyre në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit. Ne e mbajmë fjalën! Shqipëria shtëpia juaj!”, përfundon Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME