Categories Lajme

Rama publikon pamje nga kantieri i rindërtimit në Fushë-Krujë

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Një prej këtyre lagjeve që është ajo “Rilindja” në Fushë-Krujë ku puna vijon pa pushim për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri në lagjen e re të Rilindjes në Fushë-Krujë, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

“Mirëmëngjes dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë”. tha Rama.

Lagjja “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetës së familjeve që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte më të mira se ato që kishin deri një vit më parë.

Në këtë lagje po ndërtohen 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbra, si edhe një treg modern për produktet e zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po përpiqej të shuante flakët që kishin përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Raiffeisen Bank, qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po…

LEXO ME SHUME