Categories Lajme

Kryemadhi paraqet ekipin e Gjeneratës për Ndryshim: Riformatim i LSI-së

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vlerësoi sot kontributin e të rinjve në këtë parti duke shprehur bindjen se ekipi Gjenerata për Ndryshim (GEN) do të mundësojë që LSI të riformatohet, të ridimensionohet, për të qenë vërtet një forcë politike e gjeneratës së fundit.

Në fjalën e saj gjatë prezantimit të ekipit të Gjeneratës për Ndryshim, Kryemadhi tha se “pas 25 Prillit ne kemi dashur të çonim përpara ndryshime rrënjësore që të rikthenin besimin tek Shqipëria, për ta bërë atë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Votat e LSI në realitet janë mbështetje për qëndrimet tuaja. Për vizionin që keni parashtruar. Fatkeqësisht pesha e madhe elektorale që qytetarët ju dhanë juve si të rinj, nuk u përkthye në mandatet e duhura të përfaqësimit në parlament, për shkak të sistemit të padrejtë zgjedhor”.

“Pas 25 prillit në listën e detyrave tona ishin edhe realizimi i ndryshimeve ligjore që të zhbënin shkatërrimin kushtetues të vitit 2008, që të realizonim kontrollin dhe balancimin real të pushtetit legjislativ me atë ekzekutiv dhe rritjen e transparencës dhe mirëqeverisjes të tilla si: Ndryshimi i formulimit të përmbajtjes së mocionit të mosbesimit dhe atij të besimit, që Shqipëria të mos jetë më një republike kryeministrore, por të ngremë parlamentarizmin në fuqinë e vërtetë që parashikonte Kushtetuta e 1998 e miratuar me referendum”, nënvizoi Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se një tjetër detyrë ishte ndryshimi i formulimit të ligjit për referendumet, me qëllim që të realizohet praktikisht. “Sepse nuk ka asnjë logjikë që politikanët shqiptarë zgjidhen çdo 4 vjet në Parlament dhe e izolojnë vendimmarrjen nga qytetarët”, shtoi ajo.

Po ashtu, në listën e detyrave ishte edhe rregullimi ligjor për të rritur efektivitetin dhe për të pasur rezultate konkrete të komisioneve hetimore parlamentare.

“Sepse është vërtetuar se komisionet hetimore këto 30 vjet kanë shërbyer si qoka për ti mbyllur aferat korruptive, në vend që t’i mbajnë përgjegjës ata që duhet të japin llogari para qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se “një tjetër detyrë që kishim në listë ishin ndryshimet ligjore për PPP, koncesionet, tenderimet( transparancë, garë midis subjekteve,  etj); ristrukturim i administratës publike, duke ecur me parimin qeveri e vogël( 10-12 ministri) dhe institucione e drejtori qendrore të riorganizuara( 100-150),Institucione varësie e drejtori), pjesë e Administratës Publike, por pa harruar edhe një pikë që ne si LSI e kemi besuar fort që në gjenezën tonë: zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli”.

Jam e bindur, vijoi ajo, se përmes këtyre ndryshimeve do të realizohej më së miri balancimi i pushtetit legjislativ- Ekzekutiv – Gjyqësor; rritja sovranitetit të popullit, pasi zgjedh drejtuesin e shtetit me votë të drejtpërdrejtë; detyrimi i partive politike për të zgjedhur kandidatë dinjitozë, duke ia dhënë mundësinë e përzgjedhjes popullit në listat e hapura realisht; Presidenti bëhet realisht institucioni mbi palët politike, mbajtës i sovranitetit të popullit dhe drejtuesi real i negocimit të krizave politike, që janë të pashmangshme në një vend demokratik.

“Tashmë mundësia për t’i realizuar të gjitha këto më sipër, për shkak të numrave modestë që ne kemi në Kuvend nuk ekziston; por unë e mirëpres aktivizimin tuaj për ta çuar betejën që nisem në një hap tjetër”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME