Categories Politike

Kryemadhi\ Pse nuk kemi shifra si Italia? Gënjejnë!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzon qeverinë për fshehjen e shifrave të vërteta të vìktìmave nga koronavirusi në vendin tonë. Kryemadhi tha se qeveria e ka keqmenaxhuar situatën dhe masat shtrënguese janë të kota. Sipas saj, ky virus ka gjasa të ketë qarkulluar që në dhjetor.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit në emisionin “Open”:

Për mua do të ishte demagogji nëse do të thoja që e ka menaxhuar mirë. Për mua shifrat nuk janë të sakta. Qeveria nuk ka kthyer ende përgjigje sa ishin shifrat e vdékjeve për muajt janar-shkurt. Për mua, e kam thënë ne mund ta kemi kaluar që nga dhjetori. Nëse bëjmë një retrospektivë, ka gjëra që nuk shkojnë me atë që thuhet.

Në vend që të themi na falni, nuk dimë si ta menaxhojmë, vazhdojmë akoma dhe bëjnë propagandë. A e dini ju sa të sëmurë kronik ka që nuk shkojnë dot të bëjnë një vizitë? qoftë edhe për të komunikuar. Ajo që të bën përshtypje është se gjithë këto masa radikale, pse kemi kaq pak të sëmurë? Pse virusi në orën 5 e gjysmë del në rrugë? Janë qesharake, mjaftojmë të shohim Suedinë çfarë ka ndodhur.

Gënjejnë. Gënjejnë për shumë gjëra. Edhe për ata persona të vdékur, ne nuk themi shkaqet. Nuk po marrim sa të sëmurë ka që janë me Covid, a janë testuar? E gjithë mënyra se si është menaxhuar, unë e kam thënë që në fillim që kjo mbrapa ka një nuk po them konspiracion, por një “re-shape” globale. Unë mendoj që një nga gabimet kryesore që ka bërë qeveria është vendosja e panikut te qytetari. Ajo që mua më shqetëson dhe më bën të ndjehem e shqetësuar për mua është ekonomia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME