Categories Politike

Kryemadhi thirrje të rinjve të LRI në Korcë: Studentët janë e ardhmja e Shqipërisë / VIDEO

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje të rinjve të LRI-së që t’i bashkohen protestës së studentëve, duke u kujtuar atyre që të lënë mënjanë kartat e anëtarësisë.

Gjatë një mbledhje me strukturat e Korçës, Kryemadhi tha se protesta e studentëve është një mësim i mirë dhe për politikën shqiptare.

“Studentët janë e ardhmja e Shqipërisë. Nesër të gjithë në protestë para kryeministrisë. Protesta e studentëve, një mësim për politikën. Bashkohuni me studentët. Kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Nëse pedagogët në Korçë kanë pak dinjitet, duhet të ngrihen dhe të protestojnë bashkë me studentët. Bashkohuni me studentët dhe mos lejoni përçarësit. po të ishte politika, do kishte hyrë që në ditën e parë. Ata janë vet në politikë. Vetëm një i çmendur nuk pranon që të heq paratë nga xhepi i vet, për të mos iu dhënë mundësinë minimale studentëve shqiptarë. Sot ne jemi në Korçë, do të vazhdojmë në gjithë Shqipërinë. E tha Petrika; harroni kartën e anëtarësisë, futeni në sirtar dhe përdoreni për një moment tjetër. Por Shqipëria po kërkon bijtë e saj, për liri dhe të ardhme. Të zgjoni gjyshërit tuaj që marrin minimumin e pensioneve. Kërkoni ndihmesën e gjyshërve tuaj që të jenë në krye të kësaj proteste, kërkoni ndihmën tuaj. Ky nuk ësht dhjetori i dytë, por është një dhjetor ndryshe nga ai. Është një dhjetor për të kuptuar që sot më shumë se kurrë diskutohet e ardhmja e Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME