Categories Politike

Kryemadhi: Veliaj s’mund të them që s’ka punuar, mund të jetë kryeministër para zgjedhjeve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi vijon sërish të lëshojë sinjale bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Rasti më i fundit ishte në emisionin “Dritare” në News24 ku ajo u shpreh: “S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar, por kryebashkiaku i Tiranës ka edhe mëkate”.

Për diversion apo ka vërtet sinjale të tilla, Kryemadhi tha se Veliaj mund të zërë shumë më shpejt vendin e Ramës në krye të qeverisë.

“Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. Rama mund të jetë kostoja e kësaj situate dhe socialistët s’kanë pse të bëhen pis me trafikun e drogës, etj. Treçereku i PS vijnë qahen te unë dhe janë gati ta rrëzojnë Edi Ramën.

Opozita e ka shansin 100% për të fituar jo vetëm në Tiranë, por kudo. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur. Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me Teatrin dhe kjo nuk do t’i ndahet gjatë gjithë jetës – shtoi kryetarja e partisë së dytë më të madhe të opozitës. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME