Categories Lajme

Kryeministri italian: E meritojmë të buzëqeshim sërish pas sakrificës së madhe

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka nisur një mesazh shpresëdhënës, teksa ky shtet ka kaluar në fazën e fundit të lehtësimit të masave të izolimit, të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit. “Ne e meritojmë të buzëqeshim, të gëzohemi, pas disa javëve të sakrificës së madhe”, ka thënë ai të mërkurën. Ai ka shtuar se tani është koha që ky shtet të nisë së zbatuari reformat ekonomike. Me më shumë se 33,600 persona të vdekur dhe gati 234,000 raste të të infektuarve me koronavirus, Italia është kthyer në një prej shteteve të prekura më së keqi nga sëmundja, që shkakton ky virus.

Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë regjistruar numër më të madh të viktimave. Komentet e Contes kanë ardhur në ditën e njëjtë që ky shtet ka hyrë në fazën e fundit të lehtësimit të masave të kufizimit, duke bërë të mundur udhëtimin e brendshëm brenda rajoneve dhe hapjen e kufijve ndërkombëtarë. “Kjo krizë duhet të jetë mundësi për të tejkaluar problemet strukturale dhe ridizajnimin e shtetit”, ka thënë Conte. “Neve na duhet të merremi me emergjencën ekonomike dhe atë shoqërore”.

Kryeministri italian ka thënë se qeveria e tij është duke punuar për të përshpejtuar kryerjen e pagesave sociale, derisa është zotuar për “reforma serioze të taksave”. Megjithatë, ai ka vazhduar të bëjë thirrje për kujdes në kohën e pandemisë, duke theksuar se “masa më efektive kundër virusit është distanca fizike dhe përdorimi, nëse ka nevojë, i maskës”.

Në prag të lehtësimit të masave, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, po ashtu ka paralajmëruar se kërcënimi që përbën koronavirusi, nuk ka kaluar ende. “Kriza nuk ka kaluar, institucionet dhe qytetarët do të duhet të përballen ende me pasoja dhe trauma”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME