Categories Politike

Basha i përgjigjet ambasadores Kim: Opozita do bëjë gjithçka për votën e lirë

Pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha pas negociatave të ditës së sotme se topi tani është në fushën e tij, Lulzim Basha doli para mediave. Me dy fjali të shkurtra u shpreh se është rënë dakord për administrimin zgjedhor, por ka mbetur një çështje pa zgjidhur. “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur.Ju siguroj që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Por çfarë tha ambasadorja Kim në përfundim të takimit të sotëm për reformën zgjedhore Sikurse jeni në dije jemi takuar për 9 orë të tjera dhe kemi bërë një progres të jashtëzakonshëm. Siç thashë dje në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë i kërkohet që të japë që të fitojë Shqipëria.

Çdo palë dha dhe fitoi, populli mund të fitojë akoma më shumë. Të gjithë kanë fituar dhe dua ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet ata kanë privilegje dhe duhet të jepnin më shumë dhe e bënë.

Përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmjen. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje që mund ta vendosë që ka në dorë integrimin e Shqipërisë. Përmban masa që janë adresuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODHIR.Është koha për opozitën për partinë demokratik, për mikun tim Luli Basha që të balancojë të gjithë faktorët, dhe të thonë po për popullin shqiptar. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në dorën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME